Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar sot se Kosova mund të ecën shumë më shumë përpara sa i përket punës në sistemin juridik dhe atë të sigurisë.
Veseli e bëri këtë deklaratë pas mbledhjes së Kryesisë kur u pyet për punën e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, shkruan arbresh.info.
I pari i Kuvendit tha se do të ndriçohet çdo rast i vrasjeve me konotacion politik dhe emocional që ka ndodhur.
“Ne presim suksese më të mëdha në të gjitha aspektet brenda sistemit tonë edhe juridik edhe të sigurisë. Vendi ka gjëra të cilat duhet të zgjidhen. Presim impenjim edhe më serioz të gjithë ne bashkërisht, besoj që kemi me arrit suksesshëm ajo që është kryesore është të kemi përkushtimin dhe vendosmërinë. Jam shumë i sigurtë që Kosova mund të ecë shumë më shumë përpara dhe të ketë edhe ndriçim të çdo rasti që ka konotacion qoftë politik apo emocional që është obligim dhe ka me ndodh të jeni të sigurtë”, ka thënë Veseli.
Ndërkohë, i pyetur rreth përgjimeve të fundit ku flitet për kryeprokurorin Aleksandër Lumezi e ku protagonist është edhe ai vetë, Veseli ka thënë se nuk kishte asnjë lidhshmëri dhe njohje personale në atë rast./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1625716087493477/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...