Google ADS

Konjufca: E gërditshme që Xhavit Haliti t’i udhëheq tri delegacione të rëndësishme për Kosovën

14:46 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur sot për formimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim.

Me shumicë votash është vendosur në këtë mbledhje që këtë Komision ta udhëheq Xhavit Haliti nga PDK-ja, shkruan arbresh.info.

Glauk Konjufca nga VV e ka lëshuar në gjysmë mbledhjen me arsyetimin se është vendosur në mënyrë jodemokratike për udhëheqjen e Komisionit për mbikëqyrjen e MSA-së.

“Këtu u vendos me mbivotim pra që me shumicë votash të udhëhiqet nga pozita dhe tash jemi në situatën kur Xhavit Haliti do të udhëheq i tri delegacioneve më të rëndësishme në Parlamentin e Kosovës, në Këshillin e Evropës, në NATO dhe në Parlamentin Evropian për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Kjo është e gërditshme, e shëmtuar që nënkryetari i PDK-së në Kuvendin e Kosovës t’i udhëheq tri delegacionet më të rëndësishme ndërkombëtare sa i përket relacionin të Parlamentit”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, Këshilli i Evropës, Asambleja e NATO-s dhe Parlamenti Evropian duhet të ndahen si delegacione mes tri subjekteve më të mëdha politike.

Ai ka shtuar se nëse PDK-ja mendon se do t’i udhëheq të gjitha delegacionet atëherë këtë shqetësim do VV do ta ngrit edhe në Bashkimin Evropian./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1625705417494544/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme