Emre Can shumë afër largimit nga Anfield Road, transferohet te gjiganti italian

14:26 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një tjetër ide e forcon marrëveshjen e mundshme Juventus-Emre Can dhe këtë herë vjen nga Stambolli.

Në brigjet e Bosforit pretendojnë se mesfushori gjerman me origjinë turke i ka thënë “po” Juventusit në verë, duke lënë të kuptohet se do të largohet nga Liverpool si një transferim i lirë.

Marrëveshja është e nxehtë, por jo e mbyllur ende plotësisht: Kampionët e Italisë, përmes Beppe Marotta dhe Fabio Guild (personat përgjegjës për merkaton bardhezi e ndjekin mesfushorin prej një viti e gjysmë) janë në “pole position”, por jo ende të sigurtë për blerjen e bujshme.

Praktika e provuar me Witsel sezonin e kaluar për udhëheqësit e bardhezinjve është bërë mësim: deri sa të kryhet nënshkrimi, për të cilën duhet të prisni për vitin e ri, nuk mund të flitet me siguri për asgjë.

Sigurisht, dhe kjo është ajo që përcjell optimizëm, Emre Can dhe shoqëruesit e tij janë të intriguar nga projekti i Juventusit dhe tashmë, në janar, ndoshta do të përpilojnë modulet kontraktuale me “Zonjën e Vjetër”.

Deri në muajin e ardhshëm ekziston një rrezik minimal, por tani, Juventusi është në një pozitë të fortë, Telesport.

Ditët e fundit, një ndërmjetës ndërkombëtar, i dërguar në emër të Manchester City dhe klubeve të tjera angleze, bëri një studim me agjentët e 23-vjeçarit.

Studim që, siç është filtruar nga sallonet e merkatos së Premier League, ka zbuluar tërthorazi pozitat mbizotëruese të kampionëve italianë në rastin e Emre Can. /Telesport/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme