Udhëheqësja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Stephanie Eble, tha se papunësia nuk zbutet duke rritur paga në sektorin publik, por që kërkohet fuqizimi i arsimit, politika aktive në tregu të punës vazhdimi i trajnimit profesional dhe kualifikimit si dhe adresimi i çështjeve pronësore në ekonomi, raporton Ekonomia Online.
“Kostoja e pagave është në suaza dhe në përpurthje me në rregulla fiskale. Ne e kuptojmë që pas tre viteve të mos rritjes së pagave qeveris ka vendosur që të i përshtat pagat dhe t’i rrit ato në përputhje me rregullën. Ne e kuptojmë poashtu që pagat e sektorit publik janë relativisht më të larta se sa ato të sektorit privat”
“Por për të adresuar papunësinë kërkohen nevoja më të gjëra. Këtu në veçanti kërkohet fuqizimi i arsimit, politika aktive i tregut të punës për të adresuar mospërputhjen e aftësive dhe kualifikimeve. Fillimi ose vazhdimi i trajnimit profesional dhe kualifikimit si dhe adresimi i çështjeve pronësore në ekonomi”.
Këto deklarata ajo i bëri me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ku ishte i pranishëm edhe ministri i Financave Bedri Hamza dhe ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti./Ekonomia Onile/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...