Google ADS

Gjendet trupi i pajetë i 80-vjeçarit në kanal

12:20 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një 80-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë. Trupi i tij është gjetur nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë raportuar në polici.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se trupi i A. D., 80 vjeç është gjetur rreth orës 10.00 një aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur “Qenas”, në një kanal me ujë.

Nga këqyrja paraprake e kryer nuk u konstatuan shenja dhune, ndërsa familjarët bëjnë të ditur se ai kishte probleme të vazhdueshme me tensionin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme