Alvaro Morata është konfirmuar se do të mungojë në sfidën e ardhshme të Chelseat ndaj Huddersfieldit.
Trajneri italian, Antonio Conte, e ka konfirmuar e sulmuesit kryesor të skuadrës së tij dhe është ankuar në orarin e ngjeshur që skuadra e tij është duke u përballur dhe do të përballet.
Conte beson se lojtarët e tij po fillojnë të vuajnë nga lëndimet dhe problemet fizike për shkak të orarit të ngjeshur në Premierligë, që do të jetë gjatë muajit dhjetor.
“Morata është jashtë, sepse ai është i lodhur dhe ka problem në shpinë”.
“Mendoj se kur luajmë çdo tri ditë, është e pamundur të kemi një sesion normal të stërvitjes dhe të punojmë në aspektet fizike. Është e pamundur. Është e pamundur sepse duhet të përgatiteni me lojtarët për një ndeshje çdo tri ditë”.
“Mendoj se ne duhet të ballafaqohemi me realitetin dhe të bëjmë më të mirën. Nëse unë qëndroj këtu dhe ankohem nuk është e drejtë. Ne duhet të tentojmë të bëjmë më të mirën”, u shpreh Conte.
Morata deri më tani ka shënuar 9 gola për skuadrën kampione. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...