Qytetarët e Kosovës paguajnë 8 milionë euro në vit për energjinë elektrike e cila shpenzohet nga qytetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka thënë se është detyrë e autoriteteve shtetërore që ta lirojnë qytetarin nga kjo ngarkesë përmes kompensimit në faturat vijuese, shkruan arbresh.info.
Jashari ka thënë qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës janë ngarkuar me këto mjete pa dijeni për çka duhet të bëhet kompensimi material dhe moral.
“Këto mjete mund të inkasohen shumë lehtë nga Fondi i Veriut, nga të hyrat e Doganave dhe mallrave që hyjnë nga veriu”, ka thënë Avokati i Popullit.
Sipas tij, arsyetimi i ZRrE-së se nëse nuk do të merrej ky vendim, KEDS-i do të bankrotonte dhe Kosova do të përfshihej në një kolaps energjetik nuk qëndron pasi sipas tij nuk del se KEDS-i ka humbje./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1625515157513570/
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...