Google ADS

E vrau se i ngacmoi gruan, si nisi sherri mes pronarit dhe klientit

09:07 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Zbardhen te tjera detaje nga ngjarja e rende ne Divjakë, ku pronari i nje lokali ne fshatin Goriçaj, vrau me arme gjahu shtetasin Judmill Stambolliu, 42 vjeç, banues në te njejtin fshat.

Policia ben me dije se 42-vjecari ndërroi jetë rrugës për në spital, nderkohe policia ka mundur te arrestoje autorin, shtetasin Petrit Toromëni, 42 vjeç, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.

Nderkohe qe policia ben me dije se shkak ishte nje konflikt ne lokal, gazetarja e “Panorama” raporton se dyshohet se shkak u be sjellja e tepruar e viktimes ndaj gruas se pronarit te lokalit.

Mesohet se në lokalin ku ndodhi ngjarja, që ishte edhe piceri, ku pronari punonte bashke me gruan e tij.

Viktima, pasi kishte konsumuar alkool i kishte hedhur fjale gruas se pronarin e pastaj dyshohet se zgjati durat qe ta prekte. Pas kesaj ka plasur sherri mes dy burrave.

Pronari i lokalit, u ngjit ne banese, rrembeu armen e gjahut dhe e qelloi klientin. Kur e ndaloi policia ai nuk beri asnje rezistence.

Njoftimi i policisë

Në datën 11.12.2017, rreth orës 23:40 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Divjakë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Goriçaj ka ndodhur një vrasje.

Mënjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se:

Në fshatin Goriçaj, Divjakë, në një lokal është qëlluar me armë gjahu shtetasi A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në kohë rekord policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar.

Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes./Panorama/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme