Google ADS

Moti sot në Shqipëri

08:56 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Këtë të martë moti në territorin e Shqipërisë do të ketë një “surprizë” për të gjithë.
Kthjellime të shpeshta dhe vranësira kalimtare dominojnë zonat Qendrore në Shqipëri ndërsa vranësira më të dendura do të ketë në ekstremet Veri-Jug duke gjeneruar edhe shira të dobët. Gjatë mesditës vranësirat shtohen në të gjithë territorin duke sjellë shira në të dy ekstremet Veri-Jug por sërish pasditja do të kthjellojë motin në territor, përjashtuar veriperëndimin e vendit ku ende do të ketë vranësira lokale dhe shira të herë pas hershëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy ekstremumet termike të ditës duke bërë që vlerat e tyre të luhaten në 5-19°C, temperatura tipike të vjeshtës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë paradites por pasditja sjell dobësim të erës në 40 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det do të ketë dallgëzim 4 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme