Anti-sionisti që nuk e njeh formimin e shtetit të Izraelit

09:01 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kreu i një fraksioni Satmar Hasidic kritikoi njohjen  e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Rabini Aaron Teitelbaum në Kiryas Joel, fshat ortodoks Hared në veri të Nju Jorkut, transmeton portali arbresh.info

Ai ka dënuar njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për njohjen e Jerusalemit nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Ne deklarojmë në emër të Haredi Judaizmit: Jerusalemi, qyteti i shenjtë, nuk do të jetë kryeqyteti i shtetit sionist, edhe nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara thotë se është”, tha Teitelbaum, njofton Israel National News.

“Ashtu si hebrenjtë Haredi nuk e pranuan deklaratën e Presidentit Truman në vitin 1948 se Izraeli është shteti hebre, ne nuk e njohim atë sot”.

Satmar është anti-sionist dhe nuk e njeh formimin e shtetit të Izraelit.

“Jerusalemi është një qytet i shenjtë, një qytet devotshmërie. Sionizmi është e kundërta e frikës nga Perëndia dhe Tora, dhe nuk ka të bëjë fare me qytetin e Jerusalemit”, tha gjithashtu Teitelbaum./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme