Real Madridi ofron lojtar dhe para për Mohamed Salah

08:30 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Real Madridi është duke planifikuar transferimin e super yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Ylli egjiptian është duke shkëlyqer në Anfield Road, që nga transferimi i tij nga AS Roma.

Reprezentuesi egjiptian në 24 paraqitje ka shënuar 19 gola, duke prirë në listën e golashënuesve më të mirë të Premierligës.

Sipas “Don Balon”, Salah ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit dhe tashmë ata do të bëjnë një ofertë në drejtim të gjigantit anglez, transmeton arbresh.info.

“Don Balon”, po ashtu raporton se Florentino Perez është i gatshëm të shpenzojë për nënshkrimin e Salah.

Besohet se Perez, është i gatshëm ta përfshijë në ofertë edhe yllin spanjoll, Lucas Vazquez.

Vazquez këtë sezon ka shënuar katër gola dhe 14 asistime në sezonin e kaluar por në këtë sezon ka dështuar ta përsëris formën e sezonit të kaluar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme