Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) sot organizon tryezën “Sektori minerar në Kosovë – Sukses apo Dështim?!”.
Sipas OAK Kosova posedon burimet nëntokësore si dhe ka një potencial të fuqishëm për zhvillimin ekonomik. Synim i kësaj teme është vlerësimi dhe kuantifikimi i përfitimeve të krijuara nga industria minerare për ekonominë e vendit në tërësi, duke marrë parasysh pengesat, kufizimet teknike, zhvillimet në tregun ndërkombëtar të burimeve minerale, si dhe karakteristikat e vendburimeve minerale.
Në kuadër të kësaj tryeze pritet të diskutohet edhe për këto tema:
Ambienti Investues në Kosovë;
Pasuria Minerare në Kosovë;
Licencat;
Dështimet në sektorin minerar (raste të veçanta);
Pjesë e kësaj tryeze diskutimi do të jenë minisgtri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, Musa Shabani – kryetar i Bordit të KPMM, Fidaim Sahiti – kryeshef në Agjencionin Gjeologjikë të Kosovës si dhe Ahmet Zejnullahu nga Agjencia e Pyejeve të Kosovës.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...