Vritet me armë zjarri një person në Lushnjë

01:25 | 12 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Goriçaj të Lushnjës, në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

Një person u qëllua për vdekje me armë zjarri, në një lokal, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Viktima quhet Judmir Stambolliu, 42-vjeçar, që humbi jetën menjëherë sapo u qëllua me armë, ndërsa autori dyshohet se është Petrit Toromani, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të krimit, ndërsa është bërë i mundur edhe arrestimi i autorit të ngjarjes, në vetëm pak minuta./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme