Google ADS

Lekaj: Gjakova u çlirua nga demagogjitë e Mimoza Kusarit

00:08 | 12 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Ardian Gjini, sot zyrtarisht ka e marrë mandatin për të qeverisur në katër vitet e ardhshme me Komunën e Gjakovës.

E këtë, Pal Lekaj nga AAK-ja e ka cilësuar si “çlirim” të Gjakovës nga siç e ka quajtur ai “demagogjitë e Mimoza Kusarit  dhe bishtalecëve të saj”.

Më poshtë statusi i plotë i Pal Lekajt:

Sot edhe zyrtarisht ndodhi pritja e kahmotshme e qytetarëve të Gjakovës.

Gjakova u çlirua nga demagogjitë e Mimoza Kusarit dhe “bishtalecëve” të saj.

Gjakova tani e tutje do ta ketë kryetarin e vet, të vërtetë dhe do ta takojë në përditshmëri në punë e angazhime për të mirën e qytetit dhe qytetarëve.

Andaj, me vie mirë Ardian Gjini që sot edhe zyrtarisht e pranuat detyrën e kryetarit të Komunës së Gjakovës, dhe sigurisht se “me vie keq” Mimozë.

“Merru me politika nacionale” je me kohë të plotë znj.Kusari, ashtu siç keni “dëshiruar” gjithnjë!

Urime Gjakovë, tu priftë e mbara kryetar Ardian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme