Presidenti Donald Trump ka thënë se një direktivë e re e politikave për eksplorimin e hapësirës do t’i mundësojë SHBA-ve që të “krenohet me fatin e madh amerikan”.
“Është fati i Amerikës që të jetë në ballë të kërkimit të përjetshëm për njohuri dhe të jetë lider në mesin e kombeve që kërkojnë të eksplorojnë të panjohurën e madhe”, tha Trump në një ngjarje që përfshinte Buzz Aldrin, astronautin e dytë që ka ecur në hënë, shkruan “Independent”, transmeton portali arbresh.info
Plani i ri do të lejojë NASA-n që “të udhëheqë një program inovativ për eksplorimin e hapësirës, ku edhe do t’u mundosohet astronautëve amerikanë që të bëjën hulumtime në Hënë dhe Mars”.
“Politika e re gjithashtu do të krijojë një bazë për një mision eventual në Mars dhe ndoshta edhe përtej”, tha Trump.
SHBA ka dërguar 12 astronuatë në hënë, duke filluar më 20 korrik 1969, kur Neil Armstrong tha që “ishte një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigand për njerëzimin”./arbresh.info/
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?