Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, ka befasuar me deklaratën e tij rreth homoseskualëve në futbollin zviceran.
Ai në një intervsitë për gazetën e njohur “Sport Blick”, ka thënë që nëse ka në skaudrën e tij, më mirë mos të tregojnë.
Së fundmi në futbollin zviceran, është shfaqur publikisht gjyqtari i njohur, Pascal Erlachner, duke e pranuar se është homoseksual, gjë që nuk është pritur mirë.
“Homoseksualizmi në futboll ende është një tabu e madhe mes lojtarëve dhe gjyqtarëve”, ka thënë gjyqtari zviceran.
E për këtë temë e përditshmja zvicerane ‘Sport Blick’, e ka pyetur edhe reprezentuesin e Kosovës, Benjamin Kolollin.
“Ky është mendimi i tij dhe zgjedhja e tij. Ne jetojmë në një botë ku çdo gjë mund të ndodhë”.
“Ne e kemi diskutuar brenda ekipit këtë temë. Nëse një futbollist do të dilte publikisht do të ishte negative”, ka thënë ylli nga Kosova.
Por pyetja e radhës ishte për lipjanasin nëse ka homoseksualë në skuadrën e tij Lausanne.
“Shpresoj që jo, por gjithçka është e mundur. Nëse ka homoseksualë atëherë më mirë ta mbajnë për vete atë dhe mos të tregojnë në publik”, tha Kololli.
25-vjeçari mendon se nëse do të kishte një homoseksual në skuadër do të ndikonte negativisht tek grupi.
“Nëse do të kishte homoseksual mund të krijonte konflikt. Ne të gjithë bëjmë tush së bashku dhe nuk do të ishte ide e mirë që një futbollist ta bënte publike”, përfundoi Kololli.
E përditshmja zvicerane ‘Blick’, i cilësoi deklaratat e Kolollit si të pamatura duke shkruar gjithashtu se në Zvicër nuk ka tolerancë në bazë të fjalëve që tha ylli i Kosovës. /arbresh.info/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...