Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, të kryesuar nga komisioneri ministror, Istvan Joo.
Sipas komunikatës nga zyra për informim e kryeministrit, Haradinaj falënderoi shtetin hungarez për mbështetjen e gjithanshme në avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes në fusha specifike, si çështjen e impianteve për trajtimin e ujërave, mjedisit në përgjithësi dhe aspekte tjera të rëndësishme për vendin.
Haradinaj e njoftoi delegacionin nga Hungaria për progresin e arritur në Kosovë që nga marrja e mandatit dhe për angazhimin maksimal të qeverisë për reformën në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik, që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Ndërkaq, komisioneri ministror, Istvan Joo, falënderoi kryeministri për pritjen, duke theksuar gatishmërinë e Hungarisë për thellimin e bashkëpunimin në fushat e interesit reciprok.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj