Google ADS

Asensio transferohet në Old Trafford me kërkesë të Jose Mourinhos

18:50 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Manchester United janë duke shfaqur interesim për shërbimet e mesfushorit të talentuar të Real Madridit, Marco Asensio.

Jose Mourinho është në kërkim të një mesfushori të ri, pasi nuk është duke i besuar edhe aq shumë Juan Mata dhe Henrikh Mkhitaryan.

Asensio nënshkroi kontratë të re me klubin madrilen në muajin shtator të këtij viti.

Por, ‘Djajtë e kuq’ janë të gatshëm të testojnë rezistencën e Realit për Asesnion.

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, Mourinho nuk e dëshiron më, Gareth Bale, duke kthyer të gjithë vëmendjen në Asension, i cili ka një ardhmëri të ndritur.

21 vjeçari është duke bërë bujë me paraqitjet e tij për ‘los blancos’ si dhe kombëtaren e Spanjës. /arbresh.info/

Të ngjashme