Manchester United dhe Manchester City, do të hetohen nga Federata e Futbollit Anglez, pasi dyshohet se ka pasur përleshje ndërmjet tyre në tunel pas përfundimit të ndeshjes.
Federata Angleze, tashmë ka filluar hetimin dhe ka kërkuar raporte nga të dy skuadrat, pas përfundimit të ndeshjes, të cilën City e fitoi 1 me 2.
Dyshohet se mbi 20 lojtarë dhe pjesë të stafit janë të përfshirë në këtë përleshje, raporton “Daily Star”, transmeton arbresh.info.
Krejt kjo ka ndodhur pasi trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, kishte shkuar në dhomën e zhveshjës së Cityt, duke kërkuar që të mos festojnë edhe aq shumë, pasi kishte vlerësuar si mos respekt për skuadrën e tij.
Besohet se Mourinho kishte bërë një bisedë të ‘nxehtë’ me portierin e Cityt, Ederson.
Sipas mediave, Ederson, ka hedhur ujë dhe qumësht në drejtim të Mourinhos dhe se trajneri, Mikel Arteta, ka pësuar çarje mbi sy, pas përleshjes.
Gjyqtari i ndeshjes, Michael Oliver, nuk ishte në dijeni të rastit dhe nuk e ka përmendur në raportin e tij të ndeshjes.
Por, FA ka reaguar pas lajmeve në media dhe tashmë ka filluar hetimin për të dy klubet.
Po ashtu ata do të tentojë të gjejnë edhe dëshmitar të rastit nga policia dhe sigurimi i stadiumit.
Që të dy klubet kanë kohë të reagojnë rreth këtij hetimi deri të mërkurën.
Jose Mourinho pas takimit kishte fajësuar gjyqtarin, Oliver, për shkak se ai nuk kishte akorduar një penallti në favor të djajve të kuq, që trajneri portugez beson se ishte penallti. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?