Google ADS

Vetëdorëzohet në Polici personi që therri me thikë 17 vjeçarin

17:30 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Është vetëdorëzuar në Polici personi i dyshuar  L.P 18 vjeç i cili kishte therur me thikë viktimën Sh.P të shtunën në rrugën në rrugën “Gustav Majer”.

Policia njofton se sot rreth orës 17:00 personi me inicialet L.P është vetëdorëzuar në Polici.

“Rreth orës 17:00 është vetëdorëzuar në Polici personi i dyshuar (L.P 18 vjeç për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 9 dhjetor në rrugën ‘Gustav Majer’ në Prishtinë”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia.

Ndërsa si pasojë e therrjes viktima Sh.P ka ndërruar jetë./arbresh.info

Të ngjashme