Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i cili sot ndodhet për vizitë në Shqipëri, pas takimit me homologun shqiptar, Ilir Meta, gjatë një konference me gazetarët tha se çështjen e demarkacionit me Kosovën e konsideron të mbyllur dhe se me durim vendi i tij por pret zgjidhjen përfundimtare nga Kosova, shkruan lapsi.al.
Vujanoviq tha se kjo është një çështje e brendshme e Kosovës dhe si e tillë nuk duan të ndikojnë aspak, qoftë edhe përmes deklaratave. Të njëjtin qëndrim ndau dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për nevojën e një zgjidhje sa më të shpejtë, për t’i hapur rrugë edhe liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.
Pyetje: Çështja më e diskutuar në rajon është kufiri me Kosovën. Është i gatshëm Mali i Zi të rishikojë dhe një herë këtë marrëveshje me Kosovën?
Vujanoviç: Sa i takon ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Kosovën ne kemi përcaktuar qëndrimin tonë shtetëror. Kjo marrëveshje është e mbyllur. Pas një komunikimi të mirë mes dy qeverive është nënshkruar në Vjenë, është ratifikuar në Malin e Zi. Me durim e shohim këtë gjë, është një çështje e brendshme e Kosovës dhe e kuptojmë që brenda në Kosovës duhet të sigurohet ngadalë, Brukseli ratifikimin e kësaj marrëveshje e ka vendosur kusht për vizat e Kosovës. Duam që të liberalizohen sa më parë vizat dhe këto probleme në Kosovë të zgjidhen sa më parë dhe sa më mirë. Me asnjë deklaratë tonën nuk kemi dashur të ndikojmë, janë çështje të brendshme të Kosovës të cilat besoj do të zgjidhen si duhet./lapsi.al/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...