Ministri Ismaili kërkon fonde shtesë për sektorin e shëndetësisë

13:20 | 11 Dhjetor 2017
M. A.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se po punon në përmirësimin e shërbimeve mjekësore, ndërsa tregon se po e rrisin numrin e mjekëve dhe infermierëve në spitale.

“Në kuadër të zbatimit të programit të Qeverisë, kam filluar punën për përmirësimin e shërbimeve mjekësore. Jemi duke rritur përgjegjësitë menaxhuese, kemi shtuar llogaridhënien, si dhe kemi shtuar numrin e mjekëve dhe infermierëve tanë”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook.

Ministri thotë të jetë angazhuar që të kërkojë edhe fonde shtesë për dikasterin që ai drejton.

“Vazhdimin e reformave në shëndetësi, si një sektor për të cilin do të angazhohem çdo ditë për ta ndryshuar gjendjen, e ngrita sot edhe si prioritet në Forumin e Nivelit të Lartë për Koordinimin e Donatorëve, duke kërkuar fonde shtesë për sektorin e shëndetësisë.”./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme