Një çift i përkryer

12:38 | 11 Dhjetor 2017
L G

John Legend dhe Chrissy Teigen treguan edhe njëherë se janë një çift i mrekullueshëm.

Këngëtari dhe modelja ishin të dielën në Oslo të Norvegjisë, në banketin për çmimin Nobel të Paqes, transmeton Klan Kosova.

Chrissy shfaqi barkun e saj në rritje në një fustan rozë, ndërkaq John kishte një kostum të zi.

Çifti, i cili tashmë ka një vajzë 19 muajshe me emrin Luna, do ta mirëpresë fëmijën e tyre të dytë së bashku në 2018./Klan Kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme