Google ADS

Vuçiq falënderon Tunizinë për mosnjohjen e Kosovës

12:05 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vucic ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i Republikës së Tunizisë Seif Alaha Rezeba, i cili ka përcjellë mirënjohjen për pozitën e vendit të tij për të mos e njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, transmeton portali arbresh.info nga mediat serbe.

Duke përshëndetur ambasadorin Rezeba, Presidenti Vuçiq theksoi se marrëdhëniet diplomatike të të dyja vendeve u krijuan 60 vjet më parë dhe se Serbia dhe Tunizia gjatë viteve kanë ndërtuar një miqësi të fortë, tha Shërbimi i Presidentit për Marrëdhëniet me Median./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme