Google ADS

Gruaja e trajnerit brazilian të Tiranës e mahnitur me Shqipërinë

10:42 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Në Tiranë, Ze Maria jeton me bashkëshorten e tij, Sandra Mara dhe djemtë Marcelo, 19 vjeç dhe Danjel, 17 vjeç.

Lajmi për të ardhur në Shqipëri nuk është pritur me gëzim nga ata, të mësuar me jetën në Itali.

“Ishte pak e çuditshme.

Kisha dhe shumë frikë, por kur erdhëm këtu, që nga aeroporti ishte një përvojë shumë e mirë.

Qyteti ofron shumë gjëra për ne dhe nuk pata asnjë tronditje siç e mendoja.

Ishte një surprizë e këndshme për ne.

Na kishin thënë që është një qytet shumë i pistë Tirana.

Ne brazilianët kemi pak frikë nga vjedhjet e grabitjet, siç ndodhin në Brazil. Kishim frikë se mund të kishte edhe këtu, por të them të drejtën nuk shoh asgjë këtu nga ky aspekt, madje kam më shumë frikë në Brazil”, thotë Sandra për Top Channel.

“Tirana ka qenë një surprizë e bukur për mua. Ndjehemi si në shtëpinë tonë”, thotë Marcelo. /Top Channel

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme