ARRSH dhe policia rrugore bëjnë të ditur se rruga Elbasan-Tiranë dhe anasjelltas është hapur me një kalim. Kjo falë hapjesë së bypass-it provizor për kalimin e mjeteve.
Automjetet që vijnë nga Elbasani nuk është e nevojshme t’i bien nga Krraba, por mund të përdorin bypass-in. Gjithashtu është vendosur dhe sinjalistika përkatëse dhe ka shërbime të shtuara të ARRSH-së dhe policisë për udhëzimin e drejtuesve të mjeteve.
ARRSH dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje qytetarëve që do të përdorin këtë aks të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur./TCH
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje