I gjatë vetëm 1.52 metra, Simo Häyhä nuk të mbush syrin si një makine vrastare.
Por ish fermeri nga Rautjärvi i Finlandës ka gjithsej 505 vrasje me snajper të konfirmuara në betejën kundër Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dimrit më 1939, transmeton Arbresh.info nga Daily Mail.
Häyhä i cili ka vdekur para 15 viteve në moshën 96 vjeçare, luajti një rol instrumental në konfliktin, gjatë së cilit 25,900 finlandezë humbën jetën për të mbrojtur pavarësinë nga Sovjetët që humbën 126,900 ushtarë.
I njohur me nofkën Vdekja e Bardhë, Häyhä ishte caku kryesor i sovjetikëve që e godisnin atë me murtaja dhe artileri të rëndë për të ndalur vrasjet e tij, i cili një herë për një ditë vrau 25 burra.
Pavarësisht nga rreziqet e situatës së tij, Häyhä deklaroi se kurrë nuk ndjente frikë dhe pastronte armën e tij në mënyrë obsesive për t’u siguruar që i punonte në temperaturat -20 gradë celsius dhe vizitonte pozicionet e ‘preferuara’ gjatë natës për t’i përgatitur.
Më 6 mars, 1940 ai u godit në anën e majtë të nofullës me një plumb, duke ia shkatërruar fytyrën, sipas bashkëluftëtarëve. Kjo foto e bërë në vitet ’40, tregon lëndimin e tij shumë qartë./Arbresh.info/
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto