Google ADS

Grabitet për tre minuta marketi në Zhegër

09:26 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një tjetër grabitje lokali ka ndodhur në komunën e Gjilanit.

Kësaj radhe ndodhi plaçkitje e një marketi saktësisht në Zhegër, ngjarje kjo që ndodhi para pothuajse dy javësh, njofton Klan Kosova.

Fillimisht plaçkitësit futen në market e më pas për pothuajse 3 minuta, kryejnë gjithë procesin e vjedhjes.

Personi i cili dhe ka njoftuar për këtë plaçkitje, ka kërkuar nga të gjithë ata që shohin këto pamje, ta ndihmojnë në identifikimin e personave./ Klan Kosova/

Për më shumë detaje ja pamjet e publikuara më poshtë:

https://www.facebook.com/venhar.x.ramadani/videos/1824468380916292/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme