Netanyahu: Vendimi i Trumpit për Jerusalemin, njohje e realitetit

08:52 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri izraelit ka arritur në Bashkimin Evropian për një vizitë zyrtare, e para e këtij lloji nga një përfaqësues i lartë i këtij vendi në 22 vite, raporton Sputnik, transmeton portali arbresh.info

Zyrtari i lartë i Izraelit iu është drejtuar palës palestineze lidhur me çështjen e diskutueshme të Jerusalemit, duke thënë se është koha që palestinezët të njohin shtetin hebre dhe Jerusalemin si kryeqytetin e tij.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se priste që shumica e vendeve të BE të njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, pas veprimit të fundit të SHBA mbi këtë çështje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme