Google ADS

Kosova e Gjermania nënshkruajnë marrëveshje në vlerë prej 12.9 milionë euro

07:02 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministria e Financave ka bërë të ditur se do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Teknik për vitin 2017.

Marrëveshja e cila do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës Christian Heldt, ka vlerën totale prej 12 milionë e 950 mijë euro.

Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes do të mbahet sot në Ministrinë e Financave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme