Një traget me 313 udhëtarë, është plandosur të dielën në Calais, në veri të Francës, duke bllokuar kështu trafikun përmes kanalit anglez, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet e prefekturës Pas-de-Calais, njoftuan se trageti u përplas me portin si pasojë e kushteve të këqija të motit dhe erës së fortë. Nga incidenti në fjalë nuk pati njerëz të lënduar, ndërkohë që autoritetet thonë se situata është nën kontroll.
Kompania P&O tha se njëri nga tragetet e saj ka mbetur i bllokuar, ku së shpejti bartja e udhëtarëve do të bëhet me një traget tjetër. Aktualisht është në vijim një operacion për tërheqjen e tragetit të plandosur./aa/
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut