Kur ishte fëmijë, në qytetin e tij të Durrësit, i shihte me admirim makinat e udhëheqjes që rreshtoheshin para Vollgës.
Nuk mund t’u afrohej pasi nuk lejohej nga shoqëruesit dhe as nga shoferët, që i mbanin të pastra dhe përkujdeseshin që të shkëlqenin gjatë gjithë kohës.
Ndoshta aty lindi dëshira e parë për to, që më pas u kthye në hobi.
30 vjet më vonë Klodjan Kapiti është pronar i disa makinave të tilla, që kanë historinë e tij të fëmijërisë, por dhe shumë histori të Shqipërisë. Më “e çmuara” ndër to është një ‘Volvo 164’, prodhim i vitit 1964, që ishte në përdorim nga gruaja e Hoxhës, Nexhmija, shkruan politiko.
E njëjta makinë i është vënë në dispozicion edhe Nënë Terezës, kur vizitoi Shqipërinë në vitin 1989.
Për më shumë ndiqni video-reportazhin e Geri Emirit dhe Sami Currit. /politiko
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç