Zaev të martën në Prishtinë, takon Thaçin, Haradinajn e Veselin

20:35 | 10 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do ta vizitojë Prishtinën të martën ku do të ketë takime me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. 

Kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët, ndërkaq është paraparë një takim edhe ndërmjet Zoran Zaevit dhe Hashim Thaçit, e Kadri Veselit.

Takime janë paraparë edhe me bashkësinë afariste maqedono-kosovare.

Kryeministri Zaev do të shoqërohet nga ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski, i kulturës Robert Allagjozovski dhe ai i diasporës Edmond Ademi.

Ndryshe, kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë./zhurnal.mk/

Të ngjashme