Google ADS

Kosovarët fitojnë medalje në Kampionatin Ballkanik

17:37 | 10 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Karateja e Kosovës vazhdon t’i radhitë sukseset në garat ndërkombëtare. I fundit që e bëri krenare Kosovën fundjavën që shkoi ishte Ylli Cenaj, i cili e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U-21 të karatesë në kategorinë 67 kilogramë, që po mbahet në Mal të Zi.

“Bravo Ylli, gjithmonë krenare me garuesit e klubit të karatesë Ippon”, ka shkruar Shqipe Zogiani në “Facebook”.

Ylli e ka kaluar rrethin e parë pasi e ka mposhtur rumunin Daniel Andrei Cruceru, ndërsa në atë të dytë ishte më i mirë se boshnjaku Adis Haliloviq. Në rrethin e tretë ai e mposhti turkun Deniz Muratcan dhe kjo fitore ia siguroi medaljen e bronztë, edhe më pas u mposht në luftën për t’u shpallur kampion ballkanik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme