Kur ta lexoni këtë lajm nuk do të hani më KURRË donera

17:30 | 10 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Njëri nga ushqimet më të popullarizuara në botë së shpejti mund të ndalohet në Bashkimin Evropian.

Ushqimi i popullarizuar mund të goditet nga një ligj i ri që do të ndalonte shtimin e fosfatit në mish të ngrirë, transmetojnë mediat botërore.

Duke pasur parasysh se është shumë popullor, ekziston një shqetësim i madh lidhur me ndikimet e mundshme të fosfateve nga këto ushqime për shëndetin e miliona njerëzve në Evropë.

Nëse ndalohet shtimi i fosfatit në mish të ngrirë, kjo mund të shkatërrojë industrinë e donerit që aktualisht fiton miliarda.

Vetëm në Gjermani çdo ditë shiten tre milionë porcione, dhe në prodhimin e këtij ushqimi janë të punësuar dhjetëra-mijëra njerëz.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme