Gjiganti spanjoll, Real Madridi nuk e kanë ulur interesimin e tyre ndaj sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
Presidenti i Realit, Florentino Perez, ka kohë që e ka admiruar reprezentuesin e Polonisë, para se ai të largohet nga Borussia Dortmund për Bayernin.
Sipas gazetës spanjolle Marca, polaku Lewandowski është kthyer përsëri në agjendën e presidentit Perez.
Kësaj radhe, Perez ka edhe mbështetjen e trajnerit Zinedine Zidane, i cili ka nevoja për përforcime të reja në skuadër.
Me sulmin e Realit në nevojë për rinovim, Perez po shqyrton tani mundësinë e tundimit të Bayernit me një ofertë për Lewandowskitm, përcjellë Telegrafi.
Dhe një veprim i tillë do të mund të vazhdonte me sulmuesin që është i zemëruar me menaxhimin e Bayernit këtë sezon me dy shpërthime që kritikonin politikën e transferimeve të klubit.
Mediumi spanjoll sugjeron që Perez kërkon inkurajim nga kampi i Lewandowskit gjatë javëve të ardhshme pasi ai gjithashtu ka një marrëveshje në gatishmëri për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.
Në listën e dëshirave të Presidentit të Mbretërve janë edhe Harry Kane i Tottenhamit, Sergio Aguero i Manchester Cityt dhe Paulo Dybala i Juventusit. /Telegrafi/
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...