Google ADS

Giroud barazon një rekord të jashtëzakonshëm të vendosur nga ish lojtari i Man Utd

16:31 | 10 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Arsenali arriti të marrë një pikë në udhëtim ndaj Southamptonit, duke barazuar 1 me 1.

Heroi i topxhinjëve ishte sulmuesi francez, Oliver Giroud, i cili shënoi një gol të bukur me kokë, në minutë të 88-të.

Ai u inkuadrua nga banka rezerve në minutën e 72 dhe arriti që ta shënonte golin e vlefshëm për një pikë, shkruan “Metro.co.uk”, transmeton arbresh.info.

https://twitter.com/OptaJoe/status/939854164078800897?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2017%2F12%2F10%2Folivier-giroud-matches-ole-gunnar-solskjaer-record-late-arsenal-goal-southampton-7147237%2F

Giroud me këtë gol të shënuar, ka barazuar rekordin e vendosur nga legjenda e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Sulmuesi francez tashmë ka shënuar 17 gola nga banka rezerv, kështu duke u barazuar me legjendën norvegjeze të United.

Ylli i Arsenalit është lidhur kohëve të fundit me një largim nga Emirates Stadium, për shkak të minutazhës së vogël në fushë, dhe kampionatit botëror që është verën e ardhshme në Rusi. /arbresh.info/

 

Të ngjashme