Maqedonia fillon negociatat me Greqinë për çështjen e emrit

16:17 | 10 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Vasko Naumovski dhe një diplomat nga Ministria e Jashtme do të jetë ekipi që do të ulet në tryezën e bisedimeve me ndërmjetësin Metju Nimic më 12 dhe 13 dhjetor në Bruksel. Dy përfaqësues do të ketë edhe pala greke.

Qeveria do t’i njoftojë mediat e me këtë edhe opinionin për hapat e mëtutjeshëm për këtë çështje të rëndësishme dhe të ndjeshme, që është me interes të madh shtetëror- bëjnë me dije nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Është e rëndësishme që diplomacia vendase del nga periudha pasive kur ishte thuajse e painteresuar për zgjidhjen e emrit, vlerëson ish ambasadori Nano Ruzhin. Sipas tij, transparenca e Qeverisë është shumë e rëndësishme dhe në momente të caktuara do ta lehtësojë rrugën e kërkimit të ndihmës përmes mendimit publik në Maqedoni.

Element i rëndësishëm është ajo që po ndodh në Bruksel, ku Maqedonia ka shumë miq dhe ku ekziston rasti përmes bisedimeve direket të merren vesh diplomacia maqedonase dhe ajo greke. Ky do të jetë një proces rreth përcaktimit gjeografik të kompromisit. Gjithsesi, çështjet e identitetit, të cilat janë përmendur çdokund, madje edhe Cipras e tha këtë, fare nuk do të preken dhe mendoj se mund të ish-ambasadori Nano Ruzhin.

Negociatat e ndërmjetësit Nimic me të dyja palët u ngrinë në vitin 2014. Nimic në deklaratë për agjencinë ballkanike të lajmeve IBNA është shprehur se ka mundësi të tejkalohen “linjat e kuqe” lidhur me emrin.

Dje kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi se nëse Maqedonia heq dorë nga qëndrimi se ata janë pasardhësit e vetëm të Aleksandrit, kjo do të jetë hapi i parë që do të mundësojë që Greqia të garantojë perspektivën e Maqedonisë. Ndërsa kryeministri bullgar Bojko Borisov kërkoi mbështetjen nga gjitha vendet e rajonit që të ndihmojnë dyja palët në zgjidhjen e kontestit të emrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme