E-maile me udhëzime nga WikiLeaks për Donald Trumpin

11:35 | 10 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Në shtator 2016, Donald Trumpit, në atë kohë thjesht kandidat për Shtëpinë e Bardhë, djalit të tij Donald Jr dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit, u erdhi një email me një adresë interneti që askush nuk e njihte.

Brenda saj gjendej “çelësi” për dekriptimin dhe qasjen në dokumente që ishin hacker-uar nga WikiLeaks.

“Scoop”-i më i fundit në lidhje me Russiagate vjen nga CNN, që saktëson edhe datën e marrjes së e-maileve nga presidenti aktual i SHBA, më 4 shtator. Pikërisht në ditën kur The Donald, për herë të parë në Twitter, citon WikiLeaks dhe zbulimet e organizatës së Assange në lidhje me Hillary Clintonin.

Një tjetër “detaj” është botuar në “New York Times”.

Sipas të përditshmes amerikane, agjentët e Putinit u përpoqën në fillim të këtij viti që të merrnin kontakte me Hope Hicks, një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të Donald Trumpit. /bota.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme