Një vonesë 2-minutëshe në prerjen e kërthizës ndikon në zhvillim më të mirë të të porsalindurve

11:22 | 10 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Këto janë konkludimet e një studimi të kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Grënadës dhe Spitalit Klinik në San Cecilio, të botuara në revistën prestigjioze “Pediatrics”.

Një studim i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Grënadës (nga departamentet e Fiziologjisë, Obstetrikës dhe Gjinekologjisë) dhe nga Spitali Klinik San Cecilio (Granada) ka treguar se vonesa dyminutëshe e prerjes së kërthizës tek të sapolindurit ndikon në një zhvillim më të mirë të foshnjës gjatë ditëve të para të jetës.

Kjo punë multidisiplinare tregon se koha e prerjes së kërthizës (e quajtur gjithashtu edhe këputja e kërthizës apo umbilical cord clampling) ndikon në rezistencën ndaj stresit oksidativ tek të sapolindurit.

Për këtë hulumtim, shkencëtarët kanë punuar me një grup prej 64 femrave shtatzëna të shëndetshme që kishin shkuar për të lindur në Spitalin Klinik San Cecilio në Grënada.

Ato të gjitha kishin shtatzëni normale dhe lindje spontane vagjinale. Gjysmës së të sapolindurve u ishte prerë kërthiza 10 sekonda pas lindjes, ndërsa gjysmës tjetër u ishte prerë pas dy minutash.

Rezultatet e këtij hulumtimi sugjerojnë se ka efekte të dobishme në këputjen e vonshme të kërthizës: kishte një rritje në kapacitetin antioksidant të të porsalindurve të pjekur dhe kishte moderim të efekteve inflamatore në rastin e lindjes së indukuar.

Sipas drejtuesit të këtij projekti, profesorit Julio José Ochoa Herrera nga Universiteti i Grënadës, këputja e kërthizës është një nga ndërhyrjet më të shpeshta kirurgjike të praktikuara në njerëz, dhe ne kemi pasur prova për praktika të tilla për shekuj me radhë.

Megjithatë, koha e duhur e këputjes është e diskutueshme, dhe ajo përfshin ndryshime të rëndësishme si për nënën ashtu edhe për të porsalindurin.

Ky hulumtim i udhëhequr nga Universiteti i Grënadës e krahason për herë të parë ndikimin e momentit të këputjes në stresin oksidativ dhe sinjalin inflamator të prodhuar gjatë lindjes si tek nëna ashtu edhe tek të porsalindurit.

“Studimi ynë tregon se këputja e vonshme e kërthizës e ka një efekt pozitiv mbi kapacitetin antioksidues dhe e zvogëlon sinjalin inflamator të shkaktuar gjatë shtatzënisë, gjë që mund ta përmirësojë zhvillimin e të porsalindurve gjatë ditëve të tyre të para të jetës”, konkludoi Ochoa. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme