Nuk do të jenë ekuilibrat globalë, por ato rajonalë që do të bëjnë balancën midis luftës dhe paqes. Në hapësirën kompjuterike, megjithatë, gjërat janë ndryshe
Ne jetojmë në një botë protagonistësh të mëdhenj në politikë, “lajmesh të reja” dhe ngjarjesh të trazuara, por për të kuptuar se cilat mund të jenë ndryshimet me ardhjen e 2018 është e nevojshme të analizohen me kujdes katër tendencat politike kryesore që aktualisht po përjetojnë evolucionin.
Para së gjithash, do të jetë siguria rajonale, jo globale, për të vepruar si një ekuilibër mes luftës dhe paqes. Slogani i Donald Trump, i cili bëri thirrje për mbrojtjen e prerogativave kombëtare me “Amerikën të parën”, në politikën e jashtme ka bërë të lindë frika se presidenti amerikan do të shkatërronte aleancat e ndërtuara me vështirësi gjatë dekadave.
Qasja e tij e parë provokative në NATO nuk bëri gjë tjetër përveçse i hodhi benzinë zjarrit. Megjithatë, Trump është kthyer kryesisht tek personeli ushtarak me përvojë për të vendosur linjën e tij politike, duke marrë rezultate që nuk ndryshojnë shumë nga ato që do të mund të arrinte presidentja Hillary Clinton, përveç stuhive të ngritura nga tweet-et e tij.
Ndryshimi i vërtetë shihet më shumë në qasjen më rajonale ndaj sigurisë. Në të ardhmen, Shtetet e Bashkuara do të mbeten vendi i vetëm i aftë që do ta ndjejnë forcën e saj ushtarake në çdo cep të planetit. Le të mos harrojmë se SHBA e mundën Kinën 3 në 1 në buxhetin e mbrojtjes. Megjithatë Trump nuk është më i prirur se Barack Obama në përdorimin e forcës duke ndjekur strategji të pazakonta, vetëm nëse është i detyruar nga ndonjë krizë.
Trump, si Obama, është më i interesuar të fitojë betejat e tij politike në frontin e shtëpisë. E gjithë kjo hap derën për një shtrëngim të konkurrencës, në një përpjekje për të vendosur ndikimin e saj, jo vetëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, por edhe midis Indisë dhe Japonisë në Azinë Lindore dhe Shtetet e Bashkuara, dhe përsëri midis Rusisë, Arabisë Saudite, Iranit dhe Turqisë në Lindjen e Mesme. Këto janë të gjitha fushat e konfliktit real apo të mundshëm, të cilat sot duken jashtëzakonisht të djegura.
Së dyti, betejat ideologjike mbi vlerat politike si demokracia, ligjshmëria, liria e shtypit dhe liria e shprehjes, po i hapin rrugë përleshjeve më rrënjësore në interesat partiake. Një dekadë më parë, vlerat politike “perëndimore” dukej se kishin mbizotëruar. Amerikanët dhe europianët e morën vesh se këto vlera janë qartazi themelore për sigurinë dhe prosperitetin e tyre, deri në pikën që fuqitë në zhvillim, si Kina, Rusia dhe shtetet arabe, nuk do të hezitonin t’i miratonin ato.
Ata gjithashtu besonin se klasa e mesme e re, e cila po fillonte të dëgjonte zërin e saj në vendet në zhvillim, do të kishte zgjedhur një linjë të moderuar në politikë, duke shfrytëzuar forcën e saj të re ekonomike për të përcaktuar një linjë përgjegjësie për qeveritë.
Por krerët e shtetit të Kinës, Rusisë dhe shumicës së shteteve arabe mendonin ndryshe. Sipas pikëpamjes së tyre, është e mundur të ndërtojmë një shoqëri të mirëqenies brenda sistemeve autoritare. Paqëndrueshmëria financiare dhe mosfunksionimi i politikës në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë në vitet e fundit kanë ndihmuar për t’i bindur ata se pasuria varet më shumë nga refuzimi për të hapur sistemin e tyre politik në kaosin e gjeneruar nga demokracia shumëpartiake.
Qeveritë e vendeve të tjera në zhvillim – për shembull Brazili dhe Turqia – hasën vështirësi të konsiderueshme në ruajtjen e rendit kur klasa e mesme filloi të bënte kërkesa që qeveritë nuk mund t’i realizonin. Rexhep Erdogan në Turqi reagoi me një dorë të rëndë, duke forcuar fuqinë e tij edhe më shumë. Politika braziliane është e shtypur nga cinizmi i krijuar nga korrupsioni, recesioni dhe nga një shoqëri e shënuar nga ndarje të thella. Gjatë vitit 2018 këto tendenca janë të destinuara të evoluojnë dhe politika ndërkombëtare do të transformohet në luftën e secilit vend dhe secilës qeveri për interesat e tyre.
Së treti, tregtia ndërkombëtare po zhvillohet dhe po ndryshon. Trump shkaktoi një ndjesi jo të mirë në vitin 2017 me qëndrimin e tij agresiv ndaj marrëveshjeve tregtare të ardhshme ndërkombëtare, dhe me kritikat e hedhura ndaj atyre ekzistuese.
Por Kina do të regjistrojë valën më dinamike të tregtisë në vitin 2018. Ndërsa Trump dëshiron t’i mbajë Shtetet e Bashkuara larg angazhimeve të reja dhe traktateve tregtare, qeveria kineze do të vazhdojë të mbështesë iniciativën strategjike për të zgjeruar ndikimin e saj ekonomik – dhe, rrjedhimisht edhe politik – në të gjithë Azinë, Lindjen e Mesme dhe madje edhe në Europë, përmes investimeve në rrugët e reja të komunikimit, urave, porteve dhe projekteve të tjera të mëdha infrastrukturore.
Kjo iniciativë në veçanti zbulon se si Kina është e vetmja fuqi botërore që ka një strategji të qëndrueshme globale të zhvillimit për shekullin XXI. Tregtia do të mbetet një temë e diskutueshme në zgjedhjet e SHBA në vitet e ardhshme, ndërsa Kina do të vazhdojë të investojë në zgjerimin dhe ndërtimin duke diktuar rregullat komerciale në marrëdhëniet me shumë vende të tjera.
Së fundi, në hapësirën kompjuterike ekuilibri i fuqisë globale po ecën më shpejt. Kjo është arena ku edhe vendet më të varfra mund të konkurrojnë me ata që janë shumë më të pasura. Kështu që politikanët e disa vendeve mund të nisin sulme kundër vendeve të tjera, falë armëve të reja kompjuterike. Këtu kriminelët mund të shpikin forma të reja të paligjshmërisë, hakerët mund të zbulojnë sekretet më të mira të qeverive dhe terroristët janë në gjendje të nxisin dhe të drejtojnë sulmet në vendet më të paimagjinueshme.
Në 2017, ekonomitë botërore kanë minimizuar pakënaqësitë dhe shqetësimet brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2018 do të jemi në gjendje të shohim më qartë se sa shpejt po ndryshojnë lidhjet midis politikës, sigurisë dhe ekonomive tona, dhe se si ata po bëhen shumë më komplekse sesa do të kishim imagjinuar në fillim të vitit 2017./gazeta shqip/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin