Qindra njerëz kanë patur diarre dhe përzierje gjatë lundrimit me një prej anijeve më të mëdha në botë. Rreth 200 pasagjerë dhe persona të ekuipazhit në bordin e Ovation janë trajtuar për sëmundje gastrointestinale gjatë dy javëve që udhëtuan nga Singapori për në Hobart.
Anija, e cila transporton më shumë se 5.800 persona ka raportuar rastet e sëmundjes për dy javët e lundrimit. Mediat e huaja raportuan se shërbimi në restorantet e anijes ishte ndaluar dhe dyshohej se një person ka shkaktuar gjithçka.
Një video e publikuar në Facebook tregon korridoret e mbushura me personat që pastronin rrëmujën dhe tre ambulanca pritën anijen për ti dhënë të lënduarve ndihmën e parë.
Një pasagjer ka thënë për ABC News: “Anija ka çdo gjë nën kontroll, higjena është e klasit të parë. Është e qartë se një person ka bërë gjithë këtë.”
Ndërkohë kompania që kujdeset për shërbimin në anije ka sqaruar se po kujdesen për të pastruar gjithçka që pasagjerët e rradhës të mos përballen me një situatë të ngjashme. Nuk është bërë ende një deklaratë për të zbuluar të vërtetën, por hetimet vijojnë./ora news/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...