Google ADS

Përse njerëzit e bukur fitojnë më shumë?

01:15 | 10 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Hulumtimet tregojnë që nxënësve dhe studentëve të bukur u kushtohet më shumë kujdes dhe marrin nota më të mira nga arsimtarët; pacientët e bukur kujdes më të mirë, kriminelët e bukur dënim më të ulët… Pamja fizike në masë të mirë ndikon edhe në suksesin afarist.

Profesori Daniel Hamermesh nga Universiteti i Teksasit dhe Jeff Biddle nga Universiteti shtetëror në Michigan, kanë zbuluar që njerëzit më pak të bukur fitojnë 5 deri në 10 për qind më pak sesa ata mesatarisht të bukur, ndërsa mesatarët fitojnë 3 deri në 8 për qind më pak se ata të bukurit.

Hamermesh dhe Biddle gjithashtu kanë zbuluar që meshkujt jo të bukur në Britaninë e Madhe fitojnë 18 për qind më pak se mesatarja, ndërsa femrat jo të bukura fitojnë 11 për qind më pak se koleget e tyre atraktive.

Një hulumtim në Britaninë e Madhe ka treguar që bukuria e kandidatit në masë të madhe ndikon në vendimin për punësim dhe ekziston dallimi midis pagës dhe statusit të meshkujve të bukur dhe të atyre më pak të bukur.

Shkencëtarët e Universitetit të Astonit tërheqin vërejtjen që punëdhënësit duhet të jenë të vetëdijshëm për motivimet e tyre me rastin e punësimit, sepse mund t’u ndodhë që të bien pre e paragjykimeve dhe e punësimit me hatër.

Ç’është e vërteta, perceptimi jo i drejtë çon deri aty që njerëzve atraktivë t’u përshkruajmë edhe karakteristika të tjera pozitive, thonë shkencëtarët./lexo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme