Një zyrtar i lartë i OKB-së tha se figurat e larta të Koresë së Veriut kanë deklaruar “nevojë urgjente” për të mbajtur kanalet e hapura në mënyrë që të shmanget rreziku i fillimit të një lufte.
Deklarata vjen pasi i dërguari i OKB-së, Jeffrey Feltman vizitoi shtetin e izoluar, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Koreja Veriore ka deklaruar se ka rënë dakord për komunikim të rregullt me OKB-në.
Tensionet mbi programin e armëe të Koresë Veriore u rritën pas testimit të fundit të raketës balistike ndërkontinentale, e cila përfundoi në ujrat e Japonisë.
Koreja Veriore ka deklaruar se raketa e testuar ishte më e avancuar, e aftë për të arritur në Shtetet e Bashkuara.
Testimi i fundit në një sërë testesh bërthamore dhe raketash të kryera në kundërshtim me sanksionet e OKB-së.
Koreja e Jugut dhe SHBA-të ndërkohë kanë kryer stërvitje ushtarake në shkallë më të avancuar./arbresh.info/
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim