Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se skuadrës së tij i mungoi vetëm goli, duke shprehur kënaqësinë për performancën ndaj Interit, ekip të cilin e konsideron serioz në luftën për titull.
Allegri foli pas ndeshjes për duelin i cili përfundoi pa gola, e ku Juventusi dominoi në pjesën e dytë.
Sipas strategut të Juves, Interi është në gjendje të luftojë për titull.
“Ne duhet të komplimentojmë djemtë për performancën e fortë. Nuk kemi lënë Interin të bëjë asnjë goditje të rrezikshme në portë, përpos atij tentimi të Brozovicit në fund”.
“Interi është në maje të tabelës. Ka shumë kualitete teknike dhe ka punuar mirë skuadra e tyre. Ne kemi pasur pjesë të dytë të mrekulluesme, vetëm goli na ka munguar”.
“Në futboll, më shumë se sa aftësitë teknike, keni nevojë për të qenë në formë të mirë fizike. Unë gjithmonë them se vrapimi nuk është kurrë i mjaftueshëm në futboll dhe ndihmon shumë në fushë”.
“Ne jemi përgatitur që të shfrytëzojmë Mario Mandzukicin në krah. Djemtë bënë mirë, pasi Interi shpenzoi energji në pjesën e parë duke tentuar të na sulmojë. Ne nuk jemi në formën e përkryer fizike, kështu që ishte me rëndësi që të baraspeshojmë nivelet”.
“Interi bëri presion të madh në 20 minutat e para, kështu që në këto rrethana ne është dashur të jemi të matur edhe pse kemi pasur rastet më të mria me Mandzukicin. Candreva dhe Perisic kanë krosuar më shumë se të gjithë lojtarët tjerë në Serie A, por sonte (e shtunë), Cuadrado, Mandzukic, De Sciglio dhe Matuidi dyfishuan mirë për të mos lejuar krosime”.
“Është mëkat që nuk fituam, por duke marrë parasysh se ne mund të përmirësohemi, jam i kënaqur me performancën”, përcjellë Telegrafi.
“Interi është konkurrues dhe mund të luftojë për titull deri në fund, e po ashtu edhe Juventusi. Unë kam shpresuar se ekipi im do të bënte performancë të mirë, por ishte më mirë se që kam pritur, pasi lojtarët nuk janë në formën më të mirë tani”.
“Dybala ka mundur të krijojë më shumë në fazën finale. Si shumë të tjerë, ai duhet të përmirësojë formën fizike dhe ne do të punojmë në këtë aspekt këtë javë”, deklaroi Allegri.
/Telegrafi/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...