Sipas shumë raporteve, Barcelona mund të shes pesë lojtarë në janar për të krijuar fonde në transferimin e Philippe Coutinhos.
Ylli brazilian vazhdon të jetë shënjestër kryesore e Barcelonës pavarësisht dështimit të klubit për të siguruar shërbimet e tij gjatë verës në tri përpjekje, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ raporton që skuadra katalunase mund të shes disa yje para se ata të finalizojnë transferimit me futbollistin brazilian.
Javier Mascherano, Arda Turan, Aleix Vidal, Rafinha dhe Gerard Deulofeu janë disa nga yjet që mund të largohen.
Lideri në La Liga e ka bërë prioritet transferimin e Coutinhos pas Vitit të Ri.
Coutinho ka kontratë te klubi në Anfield deri në vitin 2022, por dëshira e tij për të siguruar transferimin te një skuadër me rekorde të vërtetuar në Evropë tashmë është mirë e njohur./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump