Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Beqir Sadikaj pas arritjes së koalicionit me Gani Dreshajn e AAK-së ka thënë se koalicioni u arrit për mbrojtjen e interesit të qytetarëve.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se me AAK-në vije ndryshimi në Istog, ngritet cilësia e jetes, ka transparencë etj.
Ja postimi i plotë i Sadikajt:
Sot, pas një diskutimi të thelluar për çështjet jetike të qytetarëve, me Z. Gani Dreshaj- Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Istog, kemi bërë koalicion, me rastin e zgjedhjeve të përsëritura për komunën tonë. Pra, në Istog, dega e PDK-së do të mbështes kandidatin e AAK-së, për kreun e komunës.
Ky koalicion, lidhet me të vetmin qëllim- mbrojtjen e interesit të qytetarëve duke sjellë ndryshimin për qytetarët e Istogut. Ky koalicion shihet për anëtarët dhe simpatizantët tanë, ndryshim. Prandaj edhe ia japim mundësinë ndryshimit.
Dihet se pushteti lokal ka zhvillimet e veta por edhe ngecjet pas një qeverisjeje pa invencion, pa kreativitet, qeverisje pa respektuar prioritetet e qytetarëve, duke bërë dallime në investime për zona të caktuara, pra duke mos qenë gjithëpërfshirëse, duke mos qenë qeverisje për të gjithë qytetarët.
Duke qenë zonë jetike dhe interesit të qytetarëve të Istogut por edhe me interes për vendin, janë bërë shumë pak punë për promovimin e vlerave të këtij qyteti piktoresk. Fare pak investime në turizëm, bujqësi apo blegtori.
Investimet në infrastrukturë janë në mospajtim me interesin e shumicës së qytetarëve, arsimi dhe shëndetësia kanë ngecje, ka degradim të ambientit dhe asnjë shpresë për programe të punësimit të të rinjve, pa investime në fuqizimin e biznesit të vogël, donacione e subvencione të mjaftueshme për zhvillimin e sektorëve jetik në Istog si bujqësia, turizmi por edhe shumë çështje tjera.
Kësaj gjendjeje, duhet thënë mjaft.
Duke bërë koalicionin me AAK-në, ne sjellim ndryshim për qytetarët tanë, ngritje të cilësisë së jetës, gjithë përfshirje dhe mundësi të barabarta. Sigurisht, me transparencë maksimale dhe llogaridhënie, zotime të cilat, Z. Dreshaj do t’i jetësojë si kryetar i ri i Istogut.
Prof. Beqir Sadikaj
Istog, 9.12.2017
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...