Lideri i Koresë Veriore është “burrë me shumë talente”, por tani mediat shtetërore koreano veriore kanë zbuluar se Kim Jong-un “kontrolloi motin” përderisa ngjitej në malin Paektu.
Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë lëshuar imazhet e Kim Jong-un duke u ngjitur në majë të malit Paektu në mes të dimrit, të veshur me këpucë lëkure të zeza, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info
“Kur Kim Jong-un arriti në majë të malit, duke kaluar nëpër borën e trashë, në mes të stuhisë u shfaq një mot i mirë”, raporton media shtetërore.
Mali i lartë prej 2.744 metra thuhet se ka një vend të veçantë në folklorin korean dhe është përdorur nga familja Kim për breza.
Fotot e fundit tregojnë se ai po shikon në distancë nga maja e malit, ndërsa bashkëpunëtorët e tij e kanë rrethuar atë.
Gazeta zyrtare e Koresë së Veriut “Rodong Sinmum” shkroi se Kim Jong-un kishte “ngjitur shpesh” në malin Paektu, por kjo ishte hera e parë në mes të dimrit.
Më tej ajo përshkruan se “sytë e tij pasqyronin rrezet të forta të personit të talentuar duke parë nga mali Paektu pamjen e një kombi të fuqishëm socialist, i cili dinamikisht përparon plot energji pa u lëkundur në ndonjë erë të pistë e planetit”./arbresh.info/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...