Një 17 vjeçar therret me thikë në Prishtinë

21:46 | 9 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sonte në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë,  është therrur me thikë një djalë i ri.

Si pasoj e therrjes viktima me iniciale Sh.P ka marr lëndime trupore ku menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po merr trajtim mjekësor dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.

Këtë lajm për arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ku ajo ka treguar se viktima është një mashkull 17 vjeçar.

“Lidhur me rastin në fjalë policia ka identifikuar personin e dyshuar dhe është në kërkim të tij”, ka shtuar Ahmeti./arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme