Artistja e mirënjohur shqiptare, Eda Zari më datë 27 mars do të hapë një ekspozitë të titulluar “Inside of Outside” (Brendia e së Jashtmes), e mbështetur nga Ministria e Diasporës.
Sipas një komunikatë të kësaj Ministrie në një instalacion artistik ndryshe nga të tjerat, Eda do të ekspozojë katër cikle fotografish, ku mbizotëron fotografia bardh e zi, dhe atë; 1. Street Photography (Fotografi të Rrugës) 2. Doors of Deception (Dyert e Mashtrimit) 3. Genders (Gjinitë) dhe 4. The World through the eyes of a child (Bota shikuar nga sytë e fëmiut).
“Synimi i kësaj ekspozite njëkohësisht është që të promovojë peizazhin, vendet dhe njeriun në trojet Shqiptare, me tërë qetësinë, bukurinë, ashpërsinë, konfliktet, problematikat, nostalgjinë, mbarësinë – duke gjetur në formë homogjene një paralele të jetës me njeriun e botës përtej kufijve tanë”, thuhet në komunikatë.
Gjatë ekspozitës do të performohet edhe instalacion muzikor, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur prej 27 marsit deri më 2 prill në Teatrin Oda, ndërsa më vonë do të zhvendoset në Tiranë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...